Shehi: Ndeshja me Partizanin, çelsi i objektivit

Përpara se të luajë ndeshjen vendimtare të sezonit, Tirana me trajnerin Orges Shehi deklaron se kjo ndeshje me Partizanin mbetet sfida e rëdësisë së veçant. Trajneri në konferencë për shtyp u shfaq optimist teksa veç tri çikëve ndaj të kuqëve, nuk mendon asgjë tjetër.

Shehi:

Derbi?Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër”.

Momenti i mirë-Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër. Është ndeshje e rëndësishme. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje.

Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore”.

Optimizmi-Në aspektin psikologjik jemi mirë. Si në gjendjen fizike dhe në atë psikologjike, skuadra është e mirë. E presim derbin të qetë dhe me besim se mund të marrim më të mirën. Emocionet e derbit duken që këtu, duke parë se sa kamera ka”.

Tirana favorite? “Unë nuk thashë që jemi të favorizuar, nuk mendoj se ka të favorizuar në derbi. Nuk shikohet renditja, edhe kur skuadrat kanë qenë në pozita ndryshe në renditje, derbi ka qenë i luftuar. Kështu do të jetë edhe nesër. Nuk duhet ta ngarkojmë veten më shumë sesa duhet. Është një ndeshje që vlen 3 pikë. Duhet të jetojmë momentin. Derbet nuk janë të përjetshëm, janë momentalë dhe duhet ta shijojmë momentin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!