Daja: Presioni te Tirana, kampionat i paparashikueshëm

Partizani-Tirana vjen pa shumë zhurmë por mbetet i njëjtë. Beteje e madhe sportive në fushë e “tribuna”. Do ta kërkojë me insistim Partizani. Jo vetëm për të ngjitur në 3 fitoret sezonale me rivalin bardheblu por dhe për të mbajtur gjallë shpresat për titull. Daja flet ndryshe: “Presioni është te Tirana” , thotë trajneri i kuq sot në konferencë për shtyp.

Daja:

Barazimi ndaj Skënderbeut- Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet rivale, na thonë që kemi dalë barazim. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare. Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh. Edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshej e rëndësishëm dhe më e rëndësishmja e kampionatit. Kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit.

Tirana– Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri0tjetrierim, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm 3 pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët.

Qëndrueshmëria– Ky kampionat ka qenë i paparashikueshëm, për vonesën, pandeminë. Në fund të fundit lojtarët janë gjithashtu njerëz dhe i ndjejnë këto. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndikuar në të gjithë botën. Në këtë situatë ndikon edhe mungesa e tifozëve, Nëse do kishin lojtarët mbështetjen e tifozëve, do ishin më të motivuar. Suporti është një motiv i madh.

Presioni te Partizani- Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe kanë startuar si pretendëntë dhe pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Ne me problemet që kemi pasur, gjatë gjithë kohës kërkonim të merrnim maksimumin. Kemi ndryshuar kahet. Nuk mendoj se presioni më i madh është te ne, derbi ka presionin e tij. Trajnerët e kanë më të lehtë motivimin, por duhet menaxhim më i mirë. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët. Në derbi janë në maksimumin e motivimit lojtarët.

Repartet- Loja kolektive është e mira në futboll. Ekipi bën bllok edhe në mbrojtje edhe ne sulm. Ekipi që ka më shumë lojë kolektive do ketë më shumë mundësi për fitore. Ne kemi punuar dhe kemi qenë mirë në këto faza të lojës dhe besojmë shumë te fitorja.

Tensioni për pagesat- Një pjesë e vonesës ishte tekniko-taktike, pasi para derbit punohet për çdo gjë. Për pjesën tjetër nuk është diçka alarmante, për këtë mund të flasë drejtori, pasi më mirë se ai nuk mund të them unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!