Martini: Në fushë për tri pikë

Teuta kryesuese do të synojë të marrë tri pikë ndaj Kastriotit nesër në Kamzë në një ndeshje që parashikohet tejet e ndezur. Durrsakët për të mbajtur kreun ndërsa krutanët për të evituar rrezikun e rikthimit në Kategori të Parë.

Në fakt, Kastrioti nuk u mund në asnjërën nga sfidat me Teutën në Durrës por Martini sot, në një dalje për mediat, thotë së Teuta do futet në fushë për tri pikë.

Martini:

Situata para Kastriotit?“Situata është mjaft e mirë. Lojtarët janë stërvitur me ritme të larta, përqendrimi dhe entuziazmi kanë qenë maksimal, kështu që ndihemi mirë. Normalisht që është ndeshje e vështirë, duke parë edhe renditjen. Do të jetë një lojë e fortë, një lojë e luftuar. Ne jemi të qartë për objektivin tonë, kështu që do të shkojmë për tre pikë.

Kundërshtari? Ne e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Kemi luajtur tre herë ndaj tyre, por ne çdo herë tentojmë të bëjmë lojën tonë, e shohim pak kundërshtarin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje”.

“Eksperienca e lojtarëve të mi është mjaft e madhe, kjo ma lehtëson punën, të paktën në aspektin psikologjik. Do të ishte mirë të luanim në një orar me Partizanin, megjithatë i kemi në dorë vetë gjërat tona. Të mos shohim kundërshtarët, të vazhdojmë drejt ëndrre. E rëndësishme është ndeshja jonë. Kemi një fat që e kemi në këmbët tona, nuk presim gabimet e kundërshtarëve.

Jemi afër titullit, por duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të fokusuar në çdo ndeshje, në çdo detaj të lojës dhe në çdo moment të saj, dhe të dalim pas çdo ndeshje me fitore. Tani kemi Krujën, ata janë një ekip mjaft i fortë, i kanë hapur probleme të gjithë skuadrave. Janë ndeshje të rëndësishme, janë ndeshje që duhet t’i marrim”.

Mungesat? Arapi ka probleme me puplën, pjesa tjetër është ok. Edhe Xhekson është bashkuar me grupin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!