Meta në terren, Kukësi -Vllaznia hap javën

Për javën e 32-të të Kategorisë Superiore sot në ‘Elbasan Arena’ Kukësi pritës me Vllazninë e zonës së sipërme të tabelës së klasifikimit duke nisur nga ora 18:00.

Zhvillimet e fundit te verilindorët janë persistente me futbollistë që vijnë e ikin por dhe me rezultate që nuk favorizojnë një klub të madh si Kukësi. Në vështirësi prej javësh Mirel Josa me të tijtë sot për të mos lëshuar terren.

Ndërkaq, Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ia ka besuar sfidën delikate një arbitri me eksperiencë si Kridens Meta dhe me asistentë po emra të njohur si Rejdi Avdo e Denis Agaraj.

Trupa e gjyqtarëve plotësohet me Florjan Latën si i katërt, ndërsa delegati i ndeshjes Alban Tafaj nga Tirana.

Nesër 4 takimet e tjera të javës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!