Pret Vllazninë, Kukësi largon Kurdiç

Sipas abcnews.al, mbrojtësi Numan Kurdiç, është i larguari i radhës nga Kukësi. Mbrojtësi i huazuar nga Sarajevo në fund të muajit janar sot ka marrë rrugën e kthimit për në Bosnje Hercegovinë.

Në fakt në ndeshjen e fundit të Kukësit luajtur e humbur në Laç (2-0), Kurdiç sikundër dhe në sfidat e mëparshme ka figuruar ndër më të mirët e repartit të prapavijës.

Ndërkaq, Kurdiç ka luajtur 14 ndeshje si titullar me Kukësin, duke shënuar edhe një gol kundër Bylisit.

Probleme të mbartura dhe futbollistë që kurrë nuk folën… Megjithatë rezultatet janë reflektuar në fushë. Kukësi në javët e mbetura, mund të japë një asist skuadrave poshtë vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!