Daja: Të fitojmë me Skënderbeun, derbi pret

Ilir Daja në konferencën për shtyp përpara se skuadra e tij Partizani të ndeshet nesër në Korçë me Skënderbeun, theksoi se nuk ka ndeshje të lehta ndërsa shtoi që mungesat e Bardhit dhe Malës për shkak kartonësh, janë mungesa të rëndësishme. Derbi? mendojmë vetëm Skënderbeun.

Daja:

“Besoj se nuk ka më ndeshje të lehta, sepse kampionatit po i vjen fundi dhe të gjithë ekipet kanë objektivat e tyre. Të gjithë çiftet që përplasen janë ndeshje të forta, sepse mendoj që është starti i fundit, kanë mbetur edhe pesë javë. Kemi dy ndeshje të fituara dhe një të humbur me Skënderbeun.Ata po kalojnë një moment shumë të mirë, kanë marrë pikë në çdo lloj përballje. Besoj që ne kemi formën më të mirë nga të gjithë ekipet, e kemi treguar fuqishëm në javët e fundit, jo vetëm me rezultate dhe me lojëra, por edhe me golat e shënuar”.

Ndeshja? Do jetë një ndeshje e luftuar, por do të shkojmë në Korçë për të luftuar për marrjen e tre pikëshit. Unë nuk e kam për herë të parë në krye, janë edhe disa lojtarë që kanë dalë kampionë me Partizanin, kanë eksperiencë për të menaxhuar këto situata. Na vjen mirë që jemi në krye, e kemi merituar të jemi aty. Duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi te Skënderbeu, nuk do na bënte mirë të shpërndaheshim te ndeshjet e tjera.

Mungesat? Mala dhe Bardhi, dy mungesa të rëndësishme, për vetë vlerat që kanë dy lojtarët. Besojmë se do t’i minimizojmë mungesat e këtyre lojtarëve me lojtarë që kemi në dispozicion. Problem është fakti që do kemi pak alternativa në stol, për të bërë ndërrime në pozicione natyrale, jo në vlera.

Derbi? Unë e di që nuk kam ndeshje pas Skënderbeut. Që do të thotë se as nuk do kursejmë dhe as nuk do mendojmë për asgjë tjetër, do të fokusohemi me të gjithë energjitë psiko-fizike për Skënderbeun. Rezultati është kryesori në këtë fund kampionati. Të marrësh tre pikë në Korçë, do të thotë që duhet të vlerësojmë të gjithë kundërshtarin. Skënderbeu ka lojtarë që mund të godasin, sidomos në sulmin e shpejtë. 

Presioni nuk është vetëm te ne, edhe ata kanë presion për arsyen e gjendjes në tabelën e klasifikimit, edhe atyre u duhen pikët. Shpërndarja e presionit është e barabartë, por ne kemi potencialin më të madh për ta përballuar këtë presion. Mund të kemi një qetësi më të madhe, sepse kemi një objektiv më të madh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!