Dita e Egnatias, Rrogozhina gati për festë


Egnatia që pas edicionit 2004-05 militon në inferiore. Sot në javën e 22-të, shanse për të marrë biletën e rikthimit në Kategorinë Superiore.

Egnatia, e para e Grupit B në Kategori të Parë, i ka të gjitha shanset të nisë festën e ngjitjes në Superiore nëse fiton sot ndeshjen e radhës.

Rrogozhinasit do të luajnë duke nisur nga ora 15:00 në Peqin me Besën jashtë çdo objektivi sezonal. Me shumë gjasë, formacioni i Gugash Maganit pas një agjërimi 16 vjeçar do rikthehen në elitë.

Dueli tjetër i zonës së promocionit në Grupin B i përket dyshes Tomori-Pogradeci. Beratasit janë 4 pikë më përpara se liqenorët dhe pasi nuk kapen dot vendin e parë, janë të orientuar të shkojnë në fazën play-off me të dytën e Grupit A.

Ndeshjet sot Play-off, Grupi B:

15:00

Egnatia- Besa (Peqin)

Tomori-Pogradeci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!