Egnatia siguron biletën e Kategorisë Superiore

U rrëzua së bashku me Laçin nga Kategoria Superiore në maj të 2005 dhe që atëherë, Egnatia e Rrogozhinës, ka garuar në inferiore.

Deri sot, pasi skuadra e Gugash Maganit, është kthyer me prepotencë këtë sezon duke marrë dy javë nga fundi biletën e ngjitjes në Superiore si e para e Grupit B.

Egnatia ka triumfuar 1-0 kundër Besës së Kavajës në një duel të luajtur në Peqin ndërsa si për ta familjarizuar suksesin e familjes Magani, goli historik është shënuar nga Artur Magani. Në Pogradec liqenoret barazojnë me Tomorin 2-2.

Barazimi i shkon për shtat beratasëve të Sinellës i cili ka 34 pikë. Katër më shumë se liqenorët.

Grupi B, Play-Off

Kategoria e Parë

Pogradeci-Tomori 2-2

Egnatia-Besa 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!