Dinamo 3 pikë larg Superiores

Skuadra kryeqytetase militon në Kategori të Parë që nga edicioni 2012-13. Ndeshja e radhës me Vorën pritet të kthehet në festë nga blutë. Gjithnjë nëse fitojnë…

Dinamo e Tiranës pas “agjerimit” të gjatë që nga edicioni 2012-2013 në Kategori të Parë, duket një hap larg rikthimit të madh. Blutë plot lavdi me 18 tituj kampionë dhe 13 trofe të Kupës së Shqipërisë në 71 vite jetë, mundën sot në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, Korabin e Peshkopisë 1-0.

Vendimtar goli i Erald Golgegës në të 27′-ën i cili pas një asisti të Xhixhiua goditi fort me të majtën me topin qëndror që kaloi Mehidrin e pushoi në rrjetë.

Protagonist me disa vendime gjyqtari Alla. Dinamo reziston dhe ruan me fanatizëm avantazhin ndërsa pas 4 minutave shtesë mbyll me tri pikë të rëndësisë sezonale. Ndërkaq kur duhet të luhen dhe 2 javë, Dinamo udhëheq zonën e promocionit në Grupin A me 44 pikë. Ndjek Burreli me 40 dhe Korabi me 39.

Ndeshjet sot Kategori e Parë:

Play-off: Gr: A.

Dinamo- Korabi 1-0

Burreli-Vora 3-1

Play-out: Gr:A

Erzeni-Besëlidhja 2-0

Oriku- Veleçiku 3-0

Play-out: Gr:B

Turbina-Lushnja 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!