Java e 30-të, nisin sfidat e mëdha sezonale

Do të luhen në dy fasho oraresh ndeshjet e javës së 30 në Kategorinë Superiore. “Klasikja e Shqipërisë” mes Tiranës dhe Vllaznisë në ‘Selman Stërmasi’. Shkodranët janë shtatë pikë para bardhebluve dhe mbeten pontencialisht në garën për titulli kampion. Gjithsesi, Tirana vjen nga një moment i mirë dhe ende nuk janë dorëzuar.Mungon Torasa

Sakaq, dueli mes Laçit dhe Partizanit konsiderohet supersfida e javes. Bardhezinjtë e kanë stacionin e fundit për të kapur kryesueset. Të kuqtë vijnë nga një ecuri pozitive, por këtë sezon nuk kanë fituar asnjë ndeshje me Laçin.

Ndërkohë Teuta, do të provojë të rikthehet te fitorja pas humbjes në javën e kaluar me Tiranën. Durrsakët luajnë ndaj Kukësit në ‘Elbasan Arena’.

Skënderbeu luan një ndeshje direkte ndaj Bylisit për mbijetesë. Diferenca mes skuadrave është gjashtë pikë dhe korçarëve iu duhen me çdo kusht tre pikët. Për ballshiotët edhe barazimi do ishte i pranueshëm pasi lënë prapa rivalin direkt.

Apolonia pret në shtëpi Kastriotin në një duel i cili pritet të prodhojë rezultat mebtri obsione.

Ndeshje, java e 30. 13:00 dhe 16:00

Apolonia-Kastrioti

Skënderbeu-Bylis


Laçi-Partizani

Vllaznia-Tirana

Kukësi-Teuta (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!