Reali pret Çelsin për finalen e ‘polemikave’

Sot merr rrugë gjysmëfinalja e vajtjes e Champions League në Madrid mes Realit vendas dhe Çelsit të Londrës.

Zhvillimet e fundit me Super Ligën e dështuar dhe akuzat e Florentino Perez për tradhëti nga klubi blu ( u tërhoq nga projekti), pritet ta ndezin më shumë ndeshjen në program në ‘Alfredo Di Stefano’.

Reali me mungesa dhe moral jo fort të mirë. barazimet me Getafe dhe Betis e kanë larguar disi nga synimet e La Liga-s.

Sot në 21:00 Zidan do ketë në dispozicion këta futbollistë:

Portierë; Kurtua, Lunin, Altube.
Mbrojtje: Karvahal, Militao, Varane, Naço, Marselo, Odriozola, Miguel
Mesfushë: Kros, Modriç, Kasemiro, Isko, Arribas, Blanko
Sulm: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrigo.

Sakaq, Serxhio Ramos, Lukas Vazkez, Ferland Mendi dhe Federiko Valverde nuk janë të gatshëm. Gjykon holandezi 38 vjeçar Deni Makelie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!