Rikthehen klubet ‘rebele’, UEFA cakton gjyqtarët
Pas kaosit që u krijua me tentativën ‘Europen Super League’ të 12 klubeve europane me Real e Juve protagonistë, UEFA sërish në “përballje” me klube që kërkuan për afro 72 orë pavarësi.
Nesër dhe pasnesër do luhen gjysmëfinalet e para të Ligës së Kampionëve Real-Çelsi dhe PSG-Mançester Siti.
Ndërkaq, UEFA ka njoftuar gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Për Real Madrid-Çelsi planifikuar për nesër 27 prill do drejtohet nga holandezi Dani Makelie, ndërsa Paris Saint Germain-Mançester Siti (planifikuar në 28 prill) do të drejtohet nga gjermani Feliks Brysh.