Mungesa dhe rikthime, Superiorja ’30’

Në klasiken ndaj Vllaznisë, Tirana në një moment pozitiv të sezonit, duhet të bëjë pa argjentinasin Agustin Torasa. Besir Demiri i Kukësit, mungon ndaj Teutës pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Po për kartonë, mungon Redon Mihana te Apolonia ndërsa te rivali i tyre Kastrioti nuk do ketë shanse për Emiljano Çelën dhe brazilianin Agnaldo Moraes.

Ndërkaq mjaft e komplikuar situata me dy futbollistët që u ndëshkuan me të kuq javën që lamë pas. Kirian Nuabueze (Laçi) dhe Renato Spahiu (Bylis) mund të përfundojnë në Disiplinë. Pavarisisht se kartoni i dhënë nga Hamiti në Kastrioti-Laçi ndaj nigeriano-amerikanit, në dukje i tepruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!