Daja: Ka gjëra që më shqetësojnë, luajmë për fitore

Daja: “Tani që i afrohemi fundit nuk duhet të ndryshojmë shumë nga ekipi fitues. Ka disa gjëra që më shqetësojnë, por nuk mund t’i them. Potenciali që ka grupi, duhet të na japë forcë.”

Trajneri i Partizanit të Tiranës Ilir Daja, doli para mediave sportive për të folur për takimin e nesërm me Laçin në transfertë. Edhe pse nuk e ka mundur asnjëherë Laçin këtë edicion teksa njeh 1 eleminim nga Kupa pas penalltive, dy barazimëve dhe një humbjeje 1-0, sërish tekniku u përpoq të ofronte optimizëm. Kontigjentin e ka të plotë dhe sipas tij, Partizani duhet të luajë vetëm për fitore.

Daja:

“E dimë se është një transfertë e vështirë. Është një fushë e nxehtë brenda rregullores së futbollit. Nesër nuk duhet të bëjmë as më pak dhe as më shumë, se ndeshja e Kupës, ku në pjesën e madhe dominuam ndeshjen. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar te fitorja. Duhet të jemi grup në të dyja fazat e lojës.

Nuk mund t’ia kalojmë ngarkesën një reparti, pasi do ishte vetvrasje. Duhet të jemi të bashkuar në mbrojtje dhe në sulm. Siç kemi pasur në vështirësi, ashtu kja pasur edhe Laçit. Ata fituan më 30 dhjetor, në një datë që kurrë nuk është luajtur në kampionatin shqiptar. Ne kemi biseduar me ekipin dhe drejtuam lojën. T

ë mos humbin ekuilibrat në lojë. 3 fazat e para kanë qenë një maratonë për ne, për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve. Këtë fazë e quajmë me stafeta. Shkojmë në Laç për të marrë fitoren, do djersisim për 3 pikët, por luajmë vetëm për fitore”.

“Ne kemi pasur vetëm një ngërç, me golat e shënuar jemi ekipi më i mirë. Ka qenë një shpërndarje e golave në lojtarë të ndryshëm. Na vjen mirë që edhe Zhunior po ecën, pavarësisht se nuk është në rolin e tij. Tani që i afrohemi fundit nuk duhet të ndryshojmë shumë nga ekipi fitues. Ka disa gjëra që më shqetësojnë, por nuk mund t’i them. Potenciali që ka grupi, duhet të na japë forcë.

Të japin maksimumin për të arritur objektivat. Duhet të bëjmë atë që kemi bërë. Kemi qenë mirë edhe me lojë. Në disa ndeshje mund të jemi edhe më shumë cinikë. Në këtë moment pikët janë shumë të rëndësishme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!