Daja optimist: T’ju imponohemi krutanëve

Partizani sërish për një ndeshje të madhe në “Air Albania Stadium”. Pas performancës së shkëlqyer sportive dhe rezultatit ndaj Bylis (3-0) radhën e ka sfida me Kastriotin nesër duke nisur nga 16:00.

Atmosferës së këtij takimi i paraprin trajneri Ilir Daja teksa para mediave ka zbuluar sot gjithë situatën te skuadra që drejton që nga vera e kaluar.

Daja:

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë ndaj Bylisit, pasi e kontrolluam lojën dhe krijuam shumë raste. Natyrisht që shpërdoruam shumë dhe duhej të kishim shënuar më tepër me rastet e krijuara, por e rëndësishme është që të tre sulmuesit titullarë gjetën rrugën e rrjetës, pasi i ndihmon edhe psikologjikisht ata

Mala është gati për këtë ndeshje. Shpresoj të mos ketë gjë në seancën e sotme stërvitore. Kundër Kastrioti do e kemi gjithë grupin në dispozicion”, tha fillimisht Daja, i pyetur në lidhje me gjendjen e “xholit” të skuadrës, i cili është parë të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes kohët e fundit.

“Kastrioti? Kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit.

Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Kështu që nuk mendoj se kemi një ndeshje të lehtë. Është e vështirë, pasi edhe ata duan pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit. Ne duhet të drejtojmë lojën, t’u imponohemi dhe të bëjmë as më shumë e as më pak atë që bëmë kundër Bylisit”.

Ferhan Hasani? Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Patjetër Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullarë kur ne do të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballë më shumë se 2/3-at e një ndeshje.

Për momentin besoj se nuk e bën. Përtej kësaj nuk bëjmë dot asnjë hap fals, duke provuar të ndryshojmë qoftë për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!