Shehi: Tirana ka 9-të finale

Skuadra bardheblu nuk mori lajme të mira nga eleminimi i Teutës dhe Laçit në gjysmëfinale. Vendi i 4-t rrezikon të mbetet jashtë europe.

Orges Shehi thotë para ndeshjes me Kukësin nesër në ‘Elbasan Arena’, se paraprakisht Tirana, lipset të mendojë për të mposhtur kundërshtarin e radhës.

Durrsaku i stolit bardhebu, ndjen se rivali Kukësi, duhet llogaritur si skuadër po aq e fortë sa skuadrat që ka mbi vete në renditje. Për Tiranën, në lojë 9 finale. E thotë Shehi.

Objektivi?

Ka nisur faza e fundit, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shohim shumë larg, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë. Luajmë përballë një kundërshtari si Kukësi, që pavarësisht vështirësive që ka hasur këtë sezon, ka një organikë të mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment, ndaj duhet të kemi vëmendjen e duhur ndaj këtij kundërshtari”.

Mungesa?

Skuadra ka punuar shumë mirë dhe grupi ka qenë i plotë në dispozicion. Jemi në formë të mirë dhe pres që të bëjmë një 90-minutësh dinjitoz përballë Kukësit. I vetmi që do të mungojë është Danso për shkaqe disiplinore.”

Ndaj Kukësit…

“Ndeshjet ndryshojnë nga një kundërshtar te tjetri dhe nëse Skënderbeu u ngjesh mbrapa për të marrë një pikë, nuk besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kukësin. Ndaj verilindorëve pres një ndeshje tjetër, ku edhe sulmuesit do të kenë më shumë hapësira për të bërë punën e tyre. Në mendimin tim janë 9 finale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë nesër. Hap pas hapi të mendojmë të ngjitemi, sepse jemi akoma të pestët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!