Java e 28-të, nis marshi i ‘4’-ët

Luhet në dy ditë. Të shtunën dhe të dielën java e parë e fazës së katërt e edicionit të 82 Kombëtar.

Faza e katërt e Kategorisë Superiore, merr panoramë të qartë. Teuta kryesuse dhe Laçi i vendit të 4-ët, eleminuar të mërkurën nga Kupa në gjysmëfinale, i bashkohen skuadrave si Partizani e Tirana të cilat kishin kohë jashtë kompeticionit të dytë futbollisitik në vend. Synimi dihet…

Durrsakët do jenë mysafirë të dielën në Korçë pikërisht me Skënderbeun që befas e ktheu në ‘krizë’. Këtë radhë në një takim ku të dyja skuadrat kanë domosdoshmëri pikët.

Kurbinasit e çoroditur së fundi, do të presin Bylis po të dielën. Fitorja mbetet shpëtim për ‘Shpëtimin’ që në javët e fundit ka patur vështirësi për të gjetur ekuilibrat e një formacioni stabël.

Do të luajë të dielën edhe skuadra e momentit Vllaznia. Shkodranët pasi siguruan finalen e Kupës në 30 maj, udhëtojë plot besim drejt Fierit për tu ndeshur me Apoloninë e fundit të tabelës.

Ndërkaq, javës së 28-të i paraprijnë duelet Kukësi-Tirana dhe Partizani- Kastrioti. Të dyja këto takime luhen të shtunën. Nëse te Partizani e kanë të qartë se fitorja është detyrim, te krutanët rikthehet ‘sindroma’ e rrezikut të rënjës.

Te dueli Kukësi- Tirana askush nuk bën dot parashikime. Zhgënjimi i madh i sezonit Kukësi, pret në ‘Elbasan Arena’ Tiranën e oshilacionëve të herëpasherëshme sezonale. Bardheblutë pas barazimit në Korçë, duket se do kenë një tjetër shans për tu bashkuar me skuadrat për europën. Po fituan.

Kategoria Superiore, java e 28-të.

E shtunë, më 17 prill 2021

16:00
Kukësi-Tirana

Partizani-Kastrioti

E diel, më 18 prill 2021

13:00

Apolonia-Vllaznia

16:00

Skënderbeu-Teuta

Laçi-Bylis.

Klasifikimi pas javës së 27-të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!