Ekskluzive/ I drejtoi të dyja, Zeka: Tifo për Vllazninë

Eugent Zeka shkodrani që karrierën trajnuese dhe skauti e ka ndërtuar prej vitesh në Itali, ka patur një eksperiencë të shkurtër sportive në Shqipëri. Fillimisht si trajner së bashku me Marko Bankinin për disa javë (2016) te Laçi dhe më pas si drejtor teknik te Vllaznia.

I kontaktuar nga ‘Sporti im.al‘ lidhur me gjysmëfinalen Vllaznia- Laçi në program pasditen e sotme (16:00 me një takim) në ‘Loro Boriçi’ shkodrani u shpreh:

E. Zeka

Nuk është për ti zënë ‘besë’ rezultatit të ndeshjes në kampionat, që sapo zhvilluan pak ditë më parë dhe ku kanë konsumuar shumë energji psiko – fizike të dyja skuadrat. Gjithashtu, duke luajtur disa herë kundër në këtë sezon, skuadrat njohin mirë njëra tjetrën, faktor ky që luan rol pozitiv tek te dyja ato.

Motivimi dhe objektivi është i njëjtë.Ndryshe nga Vllaznia, Laçi ka treguar të mos ketë shumë luhatje në aspektin fizik, komponent që ndikon shumë në futbollin shqiptar. Duhet parë në rekuperimin e forcave dhe formës sportive, se si kanë punuar skuadrat keto ditë.

Skuadra që ka rekuperuar më mirë dhe më ëshumë gjendjen psiko – fizike do të jetë më e favorizuar profesionalisht për arritur rezultatin pozitiv. Presidenti Laska dhe Laçi janë dhe mbesin të parët që më besuan dhe sollën në Shqiperi. Prandaj respekti dhe mirenjohja ime qëndron në maksimum për të dhe klubin.

Vllaznia është e gjithë jeta dhe zemra ime, per të cilën është e pamundur të mos jem i njëanshem dhe bej tifo për atë. Uroj të shohim perseri një ndeshje plot emocione dhe pse jo me gola kësaj rradhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!