Teuta e Laçi heshtje shtypi…

Kanë apo jo arsye, dy skuadrat e kuotura në fillim të edicionit si pretendente për titullin kampion, Teuta dhe Laçi një ditë para Kupës, turi gjysmëfinal, gjëndën në heshtje shtypi.

Në fakt, te kampi durrsak ky version i mungesës së komunikimit me shtypin dhe për pasojë me publikun sportiv, është aplikuar edhe para disa javëve teksa zgjedhja e bërë, ka dhënë rezultat. Skuadra e Martinit nga pozicionet poshtë vendit të tretë, së fundi ka marrë kryesimin e Superiores (11 ndeshje pa humbje mes kampionatit e Kupës).

Edhe te Laçi ka heshtje shtypi.Kurbinasit e nisën para takimit në kampionat me Vllazninë por me gjasë, heshtja do kaplojë sërish para gjysmëfinales së nesërme me shkodranët në ‘Loro Boriçi’.

Megjithatë ‘Sporti im.al’ ka mësuar se te të dy ekipet pretendente për të ecur drejt finales në Kupë, ka disa zhvillime. Te durrsakët rikthehet në dispozicion Gruda por mungojnë dy futbollistë Kuoros dhe Iran Jr.

Te kurbinasit me shumë gjasë, do ketë ‘revolucion’. Tre titullarë të ndeshjes së fundit, pritet ta nisin nga stoli por dhe Nuabueze nuk është në plane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!