Ndreu: Do luajmë një sfidë të vështirë

Ndreu trajneri i Kastriotit përpiqet të ulë presionin te skuadra që drejton që nga sezoni i kaluar por ecuria e krutanëve shoqëruar me hapat e mirë të Bylisit kundërshtar nesër në ‘Adush Muça’, nuk janë për tu nënvlerësuar.

Në daljen para mediave Ndreu shprehet:

“Nuk do të jetë Shkalla dhe shpresojmë që Devid të luajë të paktën 45 minuta. Ai është lojtar i rëndësishme dhe shpresojmë të na rikthehet shpejt”, ka deklaruar Ndreu fillimisht dhe më pas ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Bylisit dhe garën për mbijetesë.

“Bylisi? “Ky kampionat ka treguar që të gjitha skuadrat janë të forta. Bylis ka kontribuar shumë në rritjen e cilësisë së futbollit në Shqipëri në vitet e fundit ndaj merr vlera. Edhe Apolonia e Skënderbeu janë dy skuadra që kanë zhvilluar ndeshje të mira, ndaj them që janë skuadra që duan vlerësim maksimal. 

Luajmë në transfertë, një ndeshje e vështirë, por nuk përfundon kampionati me këtë ndeshje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!