Josa: Mos të trashim gabimet

Ne këtë kampionat teksa deri në fund Kukësi luan11 ndeshje gjithëçka mund të ngjasë. Prej tetë edicionëve verilindorët pjesëmarrës në kompeticionet europiane. Përtej pozicionit në tabelë, Josa kërkon vemendje ndaj Skëderbeut. E thotë në konferencë shtypi sot:

Josa:

“Rezultatet nuk ka nevojë t’i përmend, sepse i shikoni vetë që nuk janë ato që ne presim nga skuadra. Pavarësisht se luajmë me Skënderbeun që ka treguar nivel në rritje në periudhën e fundit, ne duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos trashur gabimet tona, që kanë qenë të pamasë gjatë kësaj periudhe.”

“Lojtarët, por edhe unë vetë, duhet të shohin se çfarë i bëri Skënderbeu Partizanit. Të vazhdojmë duke pasur vendosmërinë dhe durimin që duhet të kemi për ndeshjen. E përsëris edhe njëherë tjetër, nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”

“Atmosfera nuk ka pse të jetë e keqe, janë edhe marrëdhëniet me pjesëtarët e tjerë që përbëjnë klubin. Këto janë marrëdhënie normale. Ka probleme të vogla, por besoj se do të zgjidhen. Unë ndryshimet i kam me pikatore. Do të mundohem të fus më të mirët, qoftë fizikisht qoftë mentalisht”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!