Brdariç: Jemi përgatitur tentojmë fitoren

Trajneri Tomas Brdariç në konferencë për shtyp përpara se Vllazia të luajë me Partizanin nesër në ‘Loro Boriçi’ tha se skuadra ka punuar mjaft mirë gjatë pauzës dhe se ndaj partizanit do kërkohet fitorja

Brdariç?

Partizani? Ne punojmë çdo herë me qëllim dhe duam të përballemi nesër me Partizanin se është ndeshje e madhe dhe jemi të përqendruar këtë javë se të kaluarën nuk kishim ndeshje. Këtë javë kemi punuar shumë mirë dhe nesër është një ndeshje kërkuese.

Ishte një rrugëtim i gjatë se kampionati nisi vonesë, ishte përgatitje e gjatë dhe ishte shumë e vështirë që të nisnim këtë aktivitet. Por kemi bërë një turne të mirë deri në fazën e tretë dhe në të patëm disa vështirësi, por e kaluam dhe u kthyem të fortë pas këtyre ndeshjeve ku nuk treguam rezultate të mira, u përmirësuam dhe tani jemi kthyer.

Dëmtimet?Imami u kthye shumë shpejt në fushë dhe ai është përsëri i dëmtuar sepse nuk ishte në 100% kur u kthye dhe është mëkat se ndjejmë mungesën e tij. Mendoj se ka nevojë për pak më shumë kohë të kthehet por do e rikuperojmë mungesën me lojtarë të tjerë, ai nuk do të luajë nesër.

Për mua nuk është i rëndësishëm bilanci ndaj Partizanit. Për mua është një ekip në majë të kampionatit dhe duhet ta marrim seriozisht. Duhet të japim maksimumin që të fitojmë se është një skuadër me shumë eksperiencë, ka trajnerin me shumë eksperiencë dhe lojtarë që në të kaluarën kanë arritur rezultate. Kanë stil të mirë kompakt loje dhe duhet të tregojmë një paraqitje të mirë dhe që jemi në gjendje të fitojmë.

Da Silva është një lojtar shumë i mirë, ka ndihmuar ekipin. Por ndoshta është herët për të, ka lojtarë të tjerë që janë më të gatshëm se ai, do të vendosim nesër se çfarë do të bëjmë.

Shorti i Kupës? Fillimisht është pozitive që luajmë në shtëpi, nuk udhëtojmë në një stadium tjetër. Do të përballemi me Laçin. Çdo ekip është i aftë të fitojë këtë turne pasi kanë arritur në këtë pikë me rezultate të mira. Por fokusi është Partizani dhe pas tij do të kemi fokusin te Laçi.

Licencimi? Ne duhet ta kemi mendjen te performanca në fushë, çdo gjë që ndodh jashtë, secili duhet të bëjë punën e vet. Di që Albani e Voltana po bëjnë gjithçka, e po shkojmë në këtë situatë që mund të luajmë dhe është pozitive e më pëlqen, se është e rëndësishme për të gjithë shkodranët e tifozët e Vllaznisë dhe është lajm i mirë. Nuk është ende 100%, por jemi në drejtim të mirë”, 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!