Tirana në ‘Air Albania Stadium’

“Selman Stermasi” mbyll dyert. Impianti i KF Tiranës ishte bërë gati të mirëpriste ndeshjen e javës së 26-të Tirana- Apolonia por FSHF dhe transmetuesi televiziv kanë rënë dakord të ndërrojnë vendin dhe orën e ndeshjes së javës së 26 të Kategorisë Superiore për duelin në fjalë.

Mësohet se ndeshja me Apoloninë, do të luhet jo në 13:00 siç dhe ishte planifikuar por të dielën në orën 16:00 në ‘Air Albania Stadium’. Aty ku pak ditë m parë, Shqipëria luajti me Anglinë 0-2 për kualifikueset e Botërorit 2022.

Ndërkaq, bardheblutë edhe sot vijuan seancat intensive për të bërë gati taktikisht ndeshjen me fierakët. Seanca si zakonisht në ‘Skënder Halili’. Klubi kryeqytetas vjen pas fitores me Laçin në transfertë 1-2 dhe me shumë gjasë, do tentojë të rikukerojë pikët e lëna rrugës.

Nuk ka të gatshëm Hoxhallarin e Vangjelin teksa mbrojtësit numërojnë nga 4 kartonë të verdhë. Rikthehet Bekaj për portën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!