Martini: Shkojmë për fitore, pikët janë aty

Vetëm një trajner në Superiore ka deklaruar që nga starti i kampionatit se futet në garë për titullin kampion. Dhe ky është Edi Martini me Teutën e tij që drejton që nga edicioni i kaluar kur në krye të saj fitoi Kupë e Supërkupë.

Përpara mediave sot, shkodrani u ndal te sfida delikate me Partizanin në program nesër në Elbasan. Barazimi i kaluar me krutanët ka bërë që Teuta të humbë terren me Laçin kryesues por nesër do ti duhet të mos humbë me të kuqtë në mënyrë që sfida e javës së 26-të me kurbinasit, të jetë vendimtare për kreun.

Martini:

Sulmi deciziv?Jam me atë që sulmi, mbrojtja dhe mesfusha janë një. Sulmohet dhe mbrohet me çdo lojtarë. Kanë detyrë të shënojë kushdo. Janë edhe goditjet standarde, janë edhe mesfushorët në lojë. Me rëndësi është të fitojë ekipi dhe ata që luajnë në sulm të punojnë për ekipin në të dyja fazat. Shpresojmë të fitojmë”

Mënyra e lojës?Preferoj të luaj keq si me Kukësin dhe Partizani të luajë mirë si me Laçin dhe në fund të fitojmë ne. Ekipet poshtë u kanë marrë pikë edhe ekipeve të tjera, Kastrioti ka ndalur edhe Laçin e Partizanin. Edhe Bylisi u ka marrë pikë në Ballsh të tjerëve. Nuk është se ne me ta barazuam në Durrës, ku do ishte shumë hap fals.

Megjithatë me Kastriotin e bëmë një hap fals, e nënvlerësuam kundërshtarin dhe menduam për kupën dhe ndeshjet e tjera të kampionatit me rivalët kryesorë. Nuk ka ekipe të dobëta e të forta, diferencat janë të vogla dhe duhet përqendrim. Tre pikët të çojnë përpara, pavarësisht kundërshtarit”.

Mungesat e pasimeve te Krasniqi?Ky është këndvështrimi juaj. Kemi pasur raste plot dhe nuk i kemi shfrytëzuar. Ne kemi shpërdoruar pafund, edhe të fundit e të parafundit. Ekipi mbron i gjithi dhe sulmon i gjithi. E rëndësishme është ta dalim para porte dhe pastaj është edhe çështje fati”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!