Brdariç: Të kalojmë këtë moment delikat

Kryesoi për javë të tëra dhe u shkëput me 9 pikë nga ndjekësja më e afërt por Vllaznia dorëzoi kreun javën e kaluar kur u mund befas nga Bylis 1-2 në ‘Loro Boriçi’.

Megjithatë trajneri Brdariç i cili u shkarkua, u kthye u gjobit u ‘fal’, shprehet optimist se skuadra do të garojë sërish për titullin kampion. Ka marrë një kualifikim në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke mos bindur plotësisht me Korabin (1-0) dhe nesër ushëton drejt Kamzës për tu ndeshur me Kastriotin. Skuadrën që i solli ‘tersin’…

Brdariç:

Më e qetë skuadra?

Ndihemi shumë më mirë. Kaluam në Kupë dhe skuadra mendoj se ka luajtur mirë. Tani të përqëndrohemi në kampionat dhe të japim 100% ndaj Kastriotit”

Situata?

Gjëja më e mirë është ta mbyllim atë çështje dhe të mos e marrim në aspektin personal. Nuk duhet të fokusohemi aspak tek ajo çështje. Duhet që të gjithë të përqendrohemi maksimalisht në fushën e blertë. Duhet tu tregojmë të gjithëve se jemi të përkushtuar plotësisht për ta kapërcyer këtë moment delikat që po kalojmë. Duhet të tregojmë forcë dhe përkushtim”.

Gjendja fizike e skuadrës?

Çështja është se ekipi mund të gëzojë formë të mirë fizike, por i gjithë ky presion në mënyrë të pashmangshme ka ndikim e vet tek skuadra. Ne duhet të pyesim veten se ku ndodhemi për momentin dhe duhet të flasim me lojtarët. Duhet te jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të flasin në mënyrë pozitive”

Objektivët?

Jemi ende të motivuar. Kemi siguruar gjysmëfinalen e Kupës dhe gjithashtu në kampionat jemi ende në garë. Kjo na motivon edhe më shumë për të dhënë më të mirën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!