Duro: Kualifikimi i hapur, nuk do vesh bluzë të kuqe

Nuk ka asnjë mëdyshje. Kjo ndeshje duhet kaluar dhe hedhur vështrimin te turi gjysmëfinal. Shpëtim Duro nis të flasë për objektivë të skuadrës që e mori nga fundi i renditjes dhe e katapultoi në krye të Superiores. E konsideron Partiznin rival të denjë dhe kualifiimin e lë të hapur.

Duro:

Situata para Partizanit?

“Situata pozitive, pozicionimi në vend të parë ndikon pozitivisht. Skudara pothuajse e plotë me perjashtim të Turkajt dhe Xhixhës.

Ndiheni favorit?

Kemi një ndeshje që takohen dy skuadra që kanë bërë mirë në kampionat. Partizani me emër në kampiontin shqiptar. Specifika e Kupës është ndryshe nga kampionati, janë 90 minuta që me sistem eleminimi, dhe gjithëçka zgjidhet me një ndeshje.”

Trajtimi me pikatore në media si skuadër kryesuse…

“Normalisht nuk ndihemi mirë. Kemi kohë që luajmë mirë me rezultate pozitive dhe tani dolëm në vend të parë. Ndoshta duhet të kishte pak më tepër hapsirë në media për Laçin sepse janë raste të rralla kur skuadra pozicionohet lart. Një shëmbull. Ne nuk ka shqetëson shumë kjo pjesë shohim punën tonë, ecim përpra.”

Fusha?

“Një ndeshje pa tifozë. Nuk besoj se ka ndikim fusha. Edhe unë kam mendimin që shanset janë 50 me 50.”

Bluzë të kuqe nesër?

“Jo nuk do ta vesh në ndeshje të Kupës, do ta vesh në ndeshje të kampionatit. Kjo është ndeshje tjetër, ndeshje Kupe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!