Ankandi/ Vllaznia rrezikon të mbetet ‘jetime’

‘Gurë në rrota’, apo vërtetë në Shkodër i duan të mirën Vllaznisë?

I ngjan një tjetër telenovele. Pas lajmit se në 9 mars 2021 do të zhvillohet Ankandi për shitjen e aksionëve të Vllaznisë, sot vjen njoftimi për t’u shtyrë sërish ky Ankand Publik me ndjeshmëri të madhe në publikun sportiv.

Komisioni i Ankandit Publik mësohet se ka bllokuar procedurat, ndërsa nuk ka ende asnjë datë për të ecur përpara që do ta dërgojnë Vlazninë në duart e një apo disa presidentëve.

Në fakt. duket se Komisioni ka marrë parasysh ankesën e ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj në lidhje me kriteret e ankandit. Më herët,Fushaj i cilësoi kriteret si diskriminuese dhe të njëanshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!