Binomi i historisë së re…

Nga: Isuf Myrtaj

Me derbin Tirana- Partizani (1-2) në epiqendër të ditës, suksesi i Laçit në Korçë 0-2, kombinuar me rezultatet e javës së 24-ët të kampionatit të 82- Kombëtar të Futbollit, përbën lajmin e madh të 13 marsit 2021.

Ekipi i Pashk Laskës, me Shpëtim Duron në timon, për herë të parë në histori merr kreun e Kategorisë Superiore duke udhëhequr i vetëm me 44 pikë rënditjen me 10 skuadra.

Në edicionin e 21-të në elitën shqiptare, bardhezinjtë pas startit jo të mirë në 7 javët e para, kanë ditur të operojnë me shpejtësi dhe ndeshje pas ndeshjeje kanë arritur të ngjisin shkallë dhe sot nisin të mendojnë seriozisht për titullin e parë; kampion i vendit.

Ndonëse në të shkuarën skuadra e qytetit me afro 30 mijë banorë, ka fituar dy trofe të Kategorisë së Parë, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë, ky edicion dhe ky investim i madh nga Laska, e bën formacionin bardhezi me 7 dajle në Kupat e Europës, ndër pretendentet kryesore të trofeut më të lakmuar në futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!