Haland 2+2, Dortmund në çerekefinale

Erling Haland me dy golat e tij sot (35’ dhe 54’ pen) i jap mundësinë Borusias së Dortmundit të bëhët skuadra e parë çerekfinaliste e Ligës së Kampionëve.

Ndaj Seviljes të cilën e kishte mundur 2-3 (dy gola Haland dhe një Dahoud) në ndeshjen e parë, sot gjermanët verdhezi, u ndalen te barazimi 2-2. I mjaftueshëm për të kaluar.

Ndërkaq, Juventus dhe Porto pasi barazuan me gola dhe rezultat takimin e parë 2-1 për Porton dhe dhe 2-1 për Juven, po kërkojnë fatin në shtesë. Miqtë janë duke luajtur me një funtbollist më pak pas daljes me të kuqe të Taremit. Kieza dy herë dhe Olivera (pen 19′) autorët e golave në fund të 90 minutave.

Në shtesë, Olivera dhe Rabiot shënuan respektikvisht për Porton e Juven me portugezët që avancojnë në çerekfinale falë rregullit në fushë kundërshtare.

Dortmund-Sevilja 2-2 (3-2)

Juventus- Porto 3-2 (1-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!