Bajrami shumë pranë Shqipërisë

Futbollisti 22 vjeçar i skuadrës italiane të Empolit në Seria B (Itali) Nedim Bajrami ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në përfaqësimet me përfaqësuese.

Trajneri Zvicrës, Mauro Lustrineli në një prononcim të fundit, ka thënë se Bajrami ka qenë i vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë.

Ne u përpoqëm shumë ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Për ne, identifikimi është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta linim të shkonte”, ka dklaruar tekniku helvet i moshave.

Bajrami është një futbollist më cilësi të mira dhe po pret me padurim lejen e FIFA-s për të garuar me Shqipërinë. Mesfushori ka shënuar një gol me U21 të Zvicrës dhe tre me Empolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!