Tifozët e Kombëtares: Qeveria të hapë stadiumet

Në prag të nisjes së fushatës kualifikuese për Botërorin ‘Katar 2022’, ndërsa Shqipëria në 25 mars me Andorrën jashtë dhe 28 mars me Anglinë në ‘Air Albania Stadium’ luan takimet e para, tifozët e grupimit kuqezi, kërkojnë nga qeveria të lejojë aksesimin e tyre në impinatet sportive.

Postimi i TKZ:

Komunikatë publike:

Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore) .Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!