U17 kuqezi,tri ditë grumbullim

Në një njoftim për mediat, FSHF ka bërë të ditur se kuqezinjtë e teknikut Ervin Bulku, do të gumbullohen nesër në një zbor tri ditor në ‘Resort Tropikal’ në Durrës…

Shqipëria e 17 vjeçarëve do të fillojë nesër një grumbullim 3 ditor me lojtarë të vitlindjeve 2005-2006, të cilët luajnë brenda dhe jashtë vendit. Trajneri Ervin Bulku do të ketë në urdhërat e tij 26 lojtarë të cilët aktivizohen në klubet shqiptare dhe 6 prej tyre vijnë nga klube jashtë. Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullim janë ndjekr me kujdes më parë nga stafi teknik dhe specialistët e sektorit të ekipeve kombëtare në ekipet përfaqësuese rajonale si edhe në seleksionimet që trajneri Bulku zhvilloi një javë më parë.

Lojtarët që do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” në Durrës do ti nënshtrohen testimeve fizike, teknike e taktike për të pasur mundësi të tregojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre përpara stafit teknik. Ky është vetëm grumbullimi i parë për kombëtaren e 17 vjeçarëve që i është besuar trajnerit Ervin Bulku. Gjatë këtij viti janë planifikuar për tu zhvilluar disa grumbullime, në mënyrë që stafi teknik të ketë mundësi të ndjekë të gjithë lojtarët e talentuar që luajnë brenda dhe jashtë Shqipërie.

Ditën e tretë të grumbullimit, të mërkurën më datë 10 mars, në orën 11:00, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës për një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Teutës.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!