Ngjishet kreu, 6 ekipe me hendekun e pak pikëve…

Kampionati më i pazakontë në vitin e pazakontë ardhur nga COVID-19 në të gjithë botën si e pazakontë.

Jashtë parashikimëve Tirana kampione në fuqi pati shumë probleme në fazat organizative duke larguar e afruar lojtarë e këmbyer stafet teknike. Tri fitoret e fundit, rikthejnë bardheblutë në luftën për europë e titull.

Kukësi me asnjë ndeshje të luajtur në Kukës e rrotacion total në kontigjent e pankinë, pas 23 javëve i 6-ti me 31 pikë. Ende në garë për objektivët sezonalë.

Laçi ndoshta në momentin më të mirë sezonal, gabon rëndë kur barazoi në shtëpi me Apoloninë pas një ‘dhurate’ të Sherrit në fund. Duro nuk mund të bëjë edhe sulmuesin edhe portierin. Në rastin e parë drejt vendit të parë, kurbinasit bien nën presion.

Keq Partizani. Në tri takime të fundit dy pikë. Projeksion negativ kur bëhët fjalë për një ekip të madh në Superiore me synim titullin.

Vllaznia dhuron spektakël dhe pasi ka bërë një thes me gafa javët e fundit, sot ndaj Kukësit ishte shumë pranë fitores. Qëndron në krye me 1 pikë përpara Laçit e Teutës.

Durrsakët ishin skuadra prej së cilës është pritur më gjatë për të dalë në sipërfaqe. Objektivi i deklaruar që në start dhe një mori barazimesh, e kanë privuar nga realiteti aktual. 1-1 ndaj Bylisit në transfertë mund të qëndrojë.

Me renditjen aktuale Kastrioti mund të japë “show” në ndonjë takim por nëse Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia marrin pikë si këtë javë, mund të futet në zonën e rrëzimit.

Gracka e Skënderbeut funksionoi me Partizanin dhe “Ujqërit” kafshuan një kandidat për titull. Mund ta bëjnë ndaj çdo ekipi. Sikundër edhe Bylis me një tjetër përshtatje pas dy javëve të fundit. Objektivi, të kapë Kastriotin.

Apolonia habit. Me skuadrat e forta tregon kthetrat e “fshehura” ndërsa me rivalet e fundit të tabelës, bie si të ishte prej “kartoni”. Pika e sotme ndaj Laçit, inkurajuese për 13 javët e mbetura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!