Java e blofeve, dy barazime të tjera…

Xhika, portieri i Kukësit, shpallet njeriu i ndeshjes në ‘Loro Boriçi’. Priti një penallti dhe shpëtoi tri herë skuadrën pas rasteve flagrante për vendasit. Te Laçi, Sherri katranos.

Në 13:00, Laçi luajti mundësinë për të marrë kreun e renditjes për herë të parë gjatë këtij kampionati.Ndaj Apolonisë, pritej një skuadrë dominante dhe në fakt Laçi tregoi menjëherë ambiciet për të arritur te fitorja.

Sulme dhe supermaci, raste për gol por fraksioni i parë 0-0 me miqtë e teknikut Kamarata, që ia dolën ta mbyllnin me rrjeta të paprekura. Sakaq, në fraksionin e dytë, vendasit zhbllokojnë menjëherë shifrat me Julian Shehin i asistuar nga Mazrekaj në të 47′-ën.

Kurbinasit vijuan sulmet në tentativë për të realizuar të dytin por nuk ia dolën. Në fund pas asaj gafe të portierit Sherri miqtë ia arritën të barazonin me Diop në minutën e 88-të.

Vllaznia- Kukësi në ‘Loro Boriçi’ një sfidë e luftuar e me dy tablo. Në të parën janë vendasit të cilët krijuan 4 raste të mira shënimi ndërsa të dytën kuksianët ishin me të qartë dhe ju afruan disa herë golit. Gjithsesi, Vllaznia afër fundit fitoi një penallti me Sise të shkaktuar nga Lulaj. Xhika sërish njeriu hero i ndeshjes arrin të presë topin e Imerit.

Laçi- Apolonia 1-1

Vllaznia- Kukësi 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!