Nisin ethet e derbit 161, Vllaznia sërish në shtëpi

Në radhë, java e 24-ët. Për shkak të turit çerekefinal të Kupës së 69 të Shqipërisë, në program të mërkurën e ardhëshme, Kategoria Superiore luan të premten dy takime dhe të shtunën tri përballje të tjera të kampionatit.

Në orën 13:00 Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” ndërsa po në këtë orë, Kukësi takohet me Apoloninë e Fierit si pritës në Elbasan.

Java e 24 vijon të shtunën teksa në ‘Selman Stërmasi’ (13:00) vjen derbi numër 161 mes Tiranës dhe Partizanit. Tirana për revanshin e fazës së dytë në një moment pozitiv të tyrin me tri fitore radhazi dhe të kuqtë pas atij zhgënjimi shtëpiak me Skënderbeun (0-1).

Në Korçë përballen Skënderbeu-Laçi (13:00). Vendasit me moral të lartë teksa fituan me Partizanin në të 23-ën ndërsa kurbinasit pas atij barazimi dëshpërues me Apoloninë të hënën 1-1.

Ndeshja e fundit e javës së 24-t është në ‘Niko Dovana’ aty ku Teuta sfidon Kastriotin në orën 16:00. 

Kategoria Superiore, ndeshjet e javës së 24:

13:00

Vllaznia- Bylis

Kukësi-Apolonia (‘Elbasan Arena’)

Të shtunën:

13:00

Tirana- Partizani

Skënderbeu-Laçi,

Teuta-Kastrioti 16:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!