Marsi i Shqipërisë kuqezi

Muaji mars, fushatë e vështirë për kuqezinjtë në kualifikueset e Grupit I të Botërorit.

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në muajin e eliminatoreve të Botërorit ‘Qatar 2022 Grupi I. Me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën, kuqezinjtë e Edi Rejas përpara misionit historik.

Për të shkuar aty, duhen kaluar me sukses së paku tre ndeshjet e para të cilat nisin në transfertë me Andorrën në 25 mars. Betaja e radhës vjen pas tri diëve me Anglinë në ‘Air Albania Stadium’ ndërsa marsi rezervon edhe transfertën e San Marinos.

Kualifikueset nuk kanë të ndalur pasi shtatori ofron një tjetër grumbullim të ngjeshur, për të nisur përgatitjet për ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos (ndeshja e kthimit).

Në tetor dhe nëntor janë programuar të luhen nga dy ndeshje të cilat përkojnë me fundin e fushatës kualifikuese.

Kalendari i plotë:

25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

E para e Grupit shkon direkt në fazë finale në ‘Qatar 2022, e dyta me mundësi përmes play-off-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!