Derbi i Madridit, ‘fiton’ Barcelona

Atletiko-Madrid- Real Madrid 1-1

Në ‘Wanda Metropolitano’ Atletiko-Real përfundoi në barazim 1-1 duke mos arritur të vendosë asgjë për dy ekipet e Madridit. Luis Suarez kaloi Atletkion në avantazh në të 15′.

Në fund galaktikët barazojnë me Benzema në minutën e 88-të duke mbajtur gjallë shpresat për trofeun e radhës.

Kampionët në fuqi të Zidan pretenduan për një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por kryesori vazhdoi lojën pasi pa gjithçka në VAR. Megjithatë barazimi duket se më së shumti i ka vlejtur Barcelonës e cila fitoi dje 0-2 me Osasunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!