Barça, nisin votimet për president


87 479 njerëz janë thirrur të votojnë personalisht në këto zgjedhje për presidentin e 42-të të klubit të Barcelonës. Votimi filloi në orën 9:00 dhe mbyllet në orën 21:00.

Sot dita e zgjedhjeve për presidentin e 42-të të FC Barcelonës: Joan Laporta, Toni Freixa ose Víctor Font. Kush do të zgjidhet? E gjithë vemendja në kryeqendrën e votimëve në Barcelonë.

Në fakt, ish-presidenti Laporta duket një hapa përpara pasi jo vetëm fakti që ai ka eksperiencë duke qënë se ka patur më parë këtë rol por dhe fushata me solganet ‘anti Real apo karta Mesi’, e kanë evidentuar në sondazhe si favorit.

I dyti shihet Font. Një kandidaturë e fortë në aspektin ndërveprues dhe të ‘pastër’. Të fortë financiarisht dhe të zotin për të riformatuar klubin. Pak ditë më parë, lëshoi akuza financiare për Laportën.

Freixa, nuk duhet nënvletësuar por gjithësesi, ai duket se më shumë do të jetë për të ‘favorizuar’ njërin nga dy të parët. Kuptohet në manovrat fluide të votave. Procesi ka nisur. Rreth 22 811 vota priten përmes votimit postar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!