Henri ikën nga Montreal, familja në Londër…

Nga nëntori 2019 u angazhua në USA, familja larg dhe pandemia e largojnë nga MLS.


Pas përvojës së tij dështuese si trajner i Monakos, Tieri Henri ka vendosur të largohet edhe si trajner i Montrealit në MLS (Major League Socer).

Lajmi u zyrtarizua të enjten pasdite dhe ishte vetë trajneri francez teksa shpjegoi në deklaratën e klubit:

Me vështirësi vendosa ta marr këtë vendim. Viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për mua personalisht. Për shkak të pandemisë globale, unë nuk mund t’i shihja fëmijët e mi. Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve të vendosura dhe faktit që do të duhet të zhvendosemi përsëri në Shtetet e Bashkuara për disa muaj, situata nuk do të jetë ndryshe.

Ndarja është shumë e dhimbshme për mua dhe fëmijët e mi. Kështu që unë duhet të marr vendimin të kthehem në Londër dhe të largohem nga CF Montreal,“tha Henri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!