Bekam ëndërron Mesi-Ronaldo

Devid Bekam, nëse nuk po luan me ‘karta’ mediatike thotë se ka ndërmend të dërgojë te Interi i tij në Miami dy yje të futbollit botëror. Bëhët fjalë për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

Presidenti i klubit në MLS, prezanton projektin e ri i cili me shumë gjasë, do turbullojë ambientin sportiv në mbarë botën. Gjithnjë është folur për një mundësi Mesi-Ronaldo në një skuadër. deri tani ‘abstrakte’.

Bekam:

Në Miami tifozët duan të shohin yje të futbollit, ndonëse kemi tashmë futbollistë si Higuain e Matuidi. Po studiojmë për profile të tilla, por duhet që fubtollistët të kenë ende ambicie e dëshirë për të bërë mirë, jo thjesht të vijnë për të marrë pension këtu.

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo po dominojnë skenën e futbollit botëror dhe janë në listën e emrave që duam t’i sjellim te Inter Miami”, u shpreh Bekam për “The Sun”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!