Inter shkarkon trajnerin, Bekam ia beson…

Pas problemëve ligjore me markën ‘Inter’ ekipi i Major League Soccer, përfshihet nga lëvizjet në pankinë.

Zhvillime intensive te Inter i Devid Bekam në MLS amerikane. Inter Miami, skuadra në të cilën luajnë Matuidi dhe Higuain, kanë shkarkuar trajnerin Diego Alonso.

Uruguajani 45 vjeçar udhëhoqi klubin në vitin e tij të parë në MLS, por u ndesh me disa pakënaqesi të drejtuesëve: Inter Miami u eliminua në Kupë dhe nuk arriti të dilte në playoff, duke përfunduar i dhjeti në grupin e tij.

Për zëvendësimin e tij, pritet të emërohet trajneri i kombëtares angleze të femrave Fil Nevil, i cili do të largohet nga pozicioni i tij në korrik dhe është një mik i madh i presidentit të klubit, Devid Bekam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!