Tirana shansi i fundit, dy derbe në Laç e Fier

Java e 20-të e Kategorisë Superiore vjen sot me tri takime. Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana- Teuta për vetë pozitat ku gjëndën skuadrat, rrëmben gjithë vemendjen e opinionit sportiv. Shansi i fundit për bardheblutë për të mbetur në valle për titullin dhe momenti i duhur i durrsakëve për të treguar se janë të denjë për titull.

Tirana pa Shehin në pankinë (shenja COVID-19) nuk ka gati Najdovskin dhe Danso. Por dhe Torasa…Te Teuta rikthehet lideri i skuadrës, mbrojtësi Rustem Hoxha.

Por pas shtyrjes së kësaj jave nga Sektori i Garave këtë të shtunë do të zhvillohen dhe dy takime të tjera. Në Laç, Laçi- Kastrioti dhe në Fier Apolonia- Bylis.

Kurbinasit janë skuadra e momentinit në Superiore por përballë krutanëve duhet patur gjithnjë kujdes. Bardheznitë në dy përballjet e sezonit, kanë marrë vetëm një pikë me ekipin e drejtuar nga Ndreu. Për Duron rikthehen Ignjatoviç e Obanor. Te Kastrioti, lojtari kryesor Devid de Silva në pikëpyteje.

Apolonia- Bylis për ti ikur fundit të renditjes. Derbi lokal, pritet të jetë i ndezur pasi në të dy ndeshjet e kaluara, ka patur bollëk golash. E para në ‘Loni Papuçiu 2-2 ndërsa e dyta në ‘Adush Muça 3-1.Sot koha për pikë.

Ndeshjet sot, java e 20-të:

Ora 13:00

Tirana- Teuta

Laçi- Kastrioti

Apolonia-Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!