Heshtje shtypi? Vila: Udhëtojmë për fitore

Edi Martini nuk foli për mediat pasi klubi Teuta, sipas shkodranit, gjëndët në heshtje shtypi. Por ai që thyen heshtjen e durrsakëve përpara takimit Tirana- Teuta nesër në ‘Selman Stërmasi’ është një futbollist i njohur si Emiljano Vila.

Duke folur në “Fax Sport”, ai tregoi se skuadra është përgatitur për të fituar takimin me bardheblutë dhe më pas të mendojë për të tjerat sipas kalendarit.

Ne do të shkojmë për të fituar ndeshjen duke e ditur se Tirana nuk po kalon një formë sportive të mirë. Them se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, fitoftë më i forti. Tirana, Kukësi apo Vllaznia më e vështirë meqë janë radhazi?

Nuk do të veçoja asnjë ekip, janë të tre pretendente. Vllaznia është me meritë aty, ka marrë atë që meriton. Tirana, edhe pse nuk është në gjendje të mirë për momentin, ka cilësi” ,tha Vila i ‘madh’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!