Teuta zhyt Tiranën, Laçi i dyti

Tiranë:

Kategoria Superiore, java e 20-të

Tirana- Teuta 0-1 (L.Vila 21′)

Tjetër zhgënjim i Tiranës në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë në provën e radhës janë një skuadër e thjeshtë dhe Teuta e mund me rezultatin minimal 0-1. Për Teutën e Martinit në gol shkoi sulmuesi Lorenco Vila në minutën e 21-të. Ishte Dejvi Bregu teksa lëvizi bukur drejt qendrës dhe gjeti sulmuesin e lirë në zonë.

Pas golit, miqtë u kujdesën më së shumëti për të administuar dhe përballë një Tirane që nuk bën asgjë për të ndryshuar rrjedhën e takimit, e ka të lehtë të shohë përpara. Në fund një karton i dytë, dhënë shumë thjeshtë për Hoxhallarin, lë vendasit me 10 lojtarë.

Teuta në epërsi të një goli, shfrytëzon epërsinë numerike dhe krijon tri mundësi të njëpasnjëshme shënimi me Dajën e Grudën, teksa në një nga rastet shkodrani gabon në mënyrë të pabesueshme.

Në minutën e 85-të ishte portieri i durrsakëve Frashëri që mbajti të paprekur portën e tij ndërsa grushtoi një goditje dënimi të ekzekutuar nga Batha. Në vijim të aksionit,largoi sërish topin e krosuar në zonë, duke i hequr mundësinë Seferit që të rrezikonte me kokë.

Gruda ka mundësi të korrigjojë gabimin dhe të mbyllë llogaritë e ndeshjes në minutën e fundit të kohës së rregullt, pasi u nis i vetëm me portierin Bekaj, por nuk ia doli të driblojë këtë të fundit.

Teuta cinike, merr një tjetër fitore dhe ngjitet në kuotën e 36 pikëve (sa Laçi), vetëm 4 pikë larg Vllaznisë kryesuese, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 26 pikëve, duke mbyllur praktikisht llogaritë me titullin dhe komplikuar garën për një vend në zonën euro.

Laç:

Laçi-Kastrioti 1-0 (Lushkja 32′)

Pas situatës jo aq të mirë të krijuar te kampi bardhezi pas trazirave në Ballsh, sot të besuarit e Duros, në kërkim të vazhdimësisë, mundën minimalisht 1-0 Kastriotin e Krujës.

Pas epërisisë territoriale të vendasëve goli i vetëm i ndeshjes u shënua me mjeshtëri nga mesfushori Regi Lushkja në minutën e 32’, i cili goditi nga jashtë zone duke mundur Hidin.

Edhe pas avantazhit Laçi dominoi në fushë duke treguar supermaci e krijuar shumë raste të tjera për gol. Pas 10 minutave të para të së dytës, bardhezinjtë morën sërish inisitaivën dhe Hidi që ndali disa herë sulmuesit vendas. Tri pikë dhe kurbinasit shkojnë -4 pikë nga kreu.

Fier:

Apolonia- Bylis 0-1 (Antoni 80′)

Bylis fiton derbin lokal të mbijetesës ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1me një gol të shënuar në fund.

Sulmuesi Antoni Bejl fitoi duelin me Agiare dhe me fat topi kaloi portierin Harizaj për të pushuar në rrjetë. Apolonia me Mihanën dhe Gjatën humbën shumë mundësi për të realizuar.Ata së bashku me pjesën tjetër të skuadrës panë se si një ekip më me eksperiencë di të zgjidhë situata.

Java e 20 Superiore:

Tirana- Teuta 0-1

Laçi- Kastrioti 1-0

Apolonia- Bylis 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!