Apolonia- Bylis, për t’i ikur…fundit

Apolonia- Bylis në program nesër në 13.00 në ‘Loni Papuçiu’ për javën e 20-të, konsiderohet një derbi lokal i rëndësishëm. Vetë gjëndja e skuadrave në tabelë, nuk lejon hapa falso, ndaj vëmendja e stafëve teknike, në duelin mes fqinjëve, në nivel të lartë.

Te bardhëjeshilët, Kamarata vijon të injektojë ambicje e shpresë për të qëndruar në elitë. Takimi i fundit i fierakëve në Shkodër me Vllazninë humbur 1-0, tregoi dhe njëherë se ekipi nga Fieri, prodhon lojë e krijon raste.

Në kahun tjetër Bylis i cili ecën përmes vështirësive të shumta. Fitorja e fundit e mallkastriotëve figuron pikërisht ndaj Apolonisë në ‘Adush Muça’ në dhjetor 2020 teksa nga ajo sfidë e deri sot, Bylis numëron 7 humbje dhe një barazim.

Një fitore eventuale e mallkastriotëve, do të ringjallte shpresat e tyre për t’u rikthyer te emri i mirë i viteve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!