Kaosi me motin, anulohen disa ndeshje në inferiore

Skuadra e Vorës dhe trupa drejtuese nuk ngjitën deri në Burrel, Anulohet Beslëidhja- Bartizani B dhe Pogradeci-Besa.

Siç njoftoi ‘Sporti im.al’,situata kaotike në Burrel dhe Peshkopi teksa sfida Burreli-Vora është shtyrë, ka shtrirë harten e saj në gjithë vendin.

Kështu edhe Pogradeci- Besa pasi u vu në dyshim mësohet se është anuluar. Edhe në luglindje raportohet se ka dëborë ka zbardhur ‘Gjorgji Kyçykun’.

Por dhe në Lezhë aty ku pritej të duelonin Beslëidhja me Partizanin B, ka disa centimetra dëborë por ajo që ka bërë të rëndë situatën lidhet me erën e fortë që po shoqëron qytetin.

Në këto kushte edhe sfida e Lezhës, Besëlidhja- Partizani B, është anuluar por pas një raporti të minutave të fundit edhe sfida e Peshkopisë ndalet nga dëbora.

Të anuluara:

Burreli-Vora

Besëlidhja-Partizani B

Pogradeci- Besa

Korabi-Veleçiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!