Dëbora zbardh Peshkopinë, anulohet dhe Burreli-Vora

Delegati i Burreli- Vora, Genc Misha pasi ka parë gjendjen e ‘Liri Ballabanit’,ka bërë me dije se ndeshja është anuluar

Korabi-Veleçiku Koplik vihet në pikëpyetje. Ndeshja e e javës së 11-të në kategori të Parë mes Korabit të Peshkopisë dhe veleçikut të koplikut në program sot në 13.30, vihet në dyshim për tu luajtur.

Shkak bëhën kushtet e rënda atmosferike që këtë të shtunë kanë ndikuar në verilindje. Dendësia e madhe e dëborës ka pushtuar impiantin e sportiv të qytetit dhe me shumë gjasë, kjo sfidë pritet të shtyhet nga Sektori i Garave.

Ndërkaq, punjonësit e stadiumit janë duke punuar për ta vënë në kushte loje fushën në Peshkopi.

Ndërkaq sipas njoftimëve që vijnë nga Burreli edhe në Mat, ka patur dëborë të sasisë së madhe dhe për pasojë delegti Genc Misha pasi ka parë gjendjen e ‘Liri Ballabanit’,ka bërë me dije se ndeshja është anuluar.

Peshkopi
‘Liri Ballabni’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!