Daja: Kërkohet vijimësi, ndaj Kastriotit debuton Hasani

Ilir Daja do të duhet që me Partizanin e tij të triumfojë nesër ndaj njërave prej skuadrave më në formë të momentit, Kastriotit të Krujës. tekniku zbulon një pjesë të strategjisë dhe me shumë mundësi do ti japë disa minuta lojtarit më të çmuar të ardhur në Kategorinë Superiore gjatë janarit, Ferhan Hasanit.

Flet Daja:

Kastrioti? “Është një ekip pragmatist. Vjen nga dy fitore dhe ka moral të mirë, njësoj si ne. Kemi vetëm rezultate pozitive në vitin 2021. Në dy fazat e para, kemi një ndeshje të humbur dhe një të fituar ndaj tyre. Është një ndeshje e vështirë. Nëse nuk do të jemi me motivimin e duhur, do e vështirësojmë situatën.

Kastrioti ka një tjetër moral, është i qetë, nuk është nën presion për të bërë sforco të mëdha. Duhet të jemi të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht gjatë 90 minutave, në mënyrë që edhe ato pak problemet e terrenit t’i minimizojmë duke shtuar dozën e dyluftimeve dhe të përqendrimit në maksimum”.

“Do bëjmë gabimin më të madh nëse shohim diferencën që kemi me Vllazninë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshjet tona, sepse nuk ka asnjë të mirë nëse shikojmë se çfarë bën Vllaznia. Jemi 4-5 ekipe që rivalizojmë me Vllazninë. Duhet të shikojmë ndeshjet tona.

Vllaznia humbi javën e fundit, por do ishte e njëjta diferencë nëse nuk do të fitonim në Ballsh.Ndeshje jetike është ajo që kemi nesër kundër Kastriotit. Tani jemi pak më të qetë për të bërë rotacione. Në mesjavë do na duhet të bëjmë rotacion, për të mbajtur freskinë e ekipit. Ne duhet të bëjmë lojën tonë nesër”.

“Kastrioti ka një mënyrë lojë, por ndaj Kukësit e interpretoi ndryshe manovrën. Përgjithësisht presin në gjysmëfushën e tyre. Ka disa sulmues që e ndërtojnë shumë mirë kundërsulmin, kështu që ne nuk duhet të jemi të ç’ekuilibruar, ashtu siç na gjeti të papërgatitur në ndeshjen e parë të sezonit.Do të jetë një ndeshje që do e fitojë ai që do gabojë më pak. Neve nuk jemi një ekip agresiv.

Dyluftimet nuk i kemi armën tonë më të fortë, pavarësisht se në ndeshje si ajo ndaj Skënderbeut në Korçë, ku terreni ishte i mbuluar me borë, të gjithë lojtarët pothuajse i fituan dyluftimet”.

“Duhet të bëjmë lojën tonë, nuk është s’e kemi frikë nga dyluftimet. Futbolli është lojë prezent me dyluftime. Kemi karakteristika të tjera në raport me kundërshtarin. Shpresojmë të dalim në lojën tonë dhe ta drejtojmë ne ndeshjen. Në të kundërt, do e vështirësojmë jashtë mase. Hasani mund të ketë disa minuta, varet si do të shkojë ndeshja.

Gjendja e tij tashmë mundet të përballojë disa minuta në lojë, pa pasur probleme me dëmtime. Mund të ishte futur edhe në Ballsh, do t’i kenë minutat, si ai si Dominguez, në momentin që do të kenë gjendjen më të mirë, që të shprehen në maksimumin e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!