Shehi: Kukësi? Sfida e Tiranës jo e Shehit

Orges Shehi në daljen e tretë si trajner i Tiranës thotë se fitorja ndaj Kukësit është detyrim. Respektuar rivalin dhe trajnerin Josa, durrsaku shpjegon se vetëm tri pikët do mbajnë bardheblutë në tonus për objektivë seriozë. Tekniku tha para mediave:

Dy fitore, e treta?

Nuk dua të merrem me statistika, kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas rezultateve pozitive, kështu që do mundohemi të jemi në këtë ecuri. Kundërshtari dihet, ka në përbërje elementë cilësorë. Meriton vlerësim dhe respekt të madh.

Jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Nesër nuk është provë për Shehin. Është ndeshja e radhës përballë një rivali. Duam të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave.

Torassa? 

Akoma nuk është në 100%, por shpresojmë që sot të stërvitet. Patjetër që kemi cilësi në skuadër, por nuk na lejohen hapa fals. Në psikologjinë tonë duam të jemi ekip ofensiv. Kështu do të mundohemi të shprehemi në fushë me të gjithë lojtarët e gatshëm për të fituar”

Muçi dhe përballja me Josën?

Në këtë situatë që është futbolli modern, këto zëra janë prezent. Aq më tepër që Muçi është xhevahir i skuadrës sonë dhe sigurisht që zërat mund ta shpërqendrojnë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris përditë që të jetë i qetë.

Nëse nuk ikën tani, do të largohet më vonë. Duhet të jetë i qetë për të dhënë maksimumin.Është kënaqësi të kem përballë profesor Mirelin. Me të kam ndarë shumë momente të bukura dhe arritje të mëdha. Do ta takoj me përzemërsi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!