Ndreu: Minimumi të mos humbim…

Ndreu po e kthen në risi, intervistat në prag të ndeshjeve brenda ose jashtë preferon ti japë nga terreni stërvitor i Kamzës aty ku krutanët ushtrohen gjatë muajve të fundit.

Ndoshta për të qënë më konkret me atë që Kastrioti i tij do mund të japë në fushë. Edhe sot në prag të ndeshjes shtëpikae me Partizanin të cilën Kastioti e luan në nesër në 14:00 në Kamëz, tekniku 54 vjeçar, e quajti mjaft të rëndësishme. ‘Minimumi duam të mos humbim’, thotë krutani.

Ndreu:

Ndeshja me Partizanin- “Kam besim sepse jemi në ritëm, ka katër-pesë ndeshje skuadra po luan shumë mirë. Kështu, edhe në këtë ndeshje me Partizanin, pavarësisht se kemi një skuadër shumë të fortë përpara, sidomos manovrën sulmuese e ka shumë të mirë dhe është një skuadër që luan shumë shpejt. Do mundohemi që nëpërmjet stërvitjeve në dispozicion ta përgatisim ndeshjen me shumë kujdes dhe minimumin të mos dalim pa pikë”.

Tre ndeshje pa pësuar dhe aftësia për të surprizuar- “Është shumë e vështirë t’i mungojnë katër pesë lojtarë kryesorë, nëse një skuadre i mungon 50% asaj skuadrae i humbet fizionomia dhe është problem. Në këto ndeshje na janë rikthyen lojtarët me përjashtim të Hysenit dhe kemi ardhur te lojrat e mira. Dhe kështu në ndeshjen me Partizanin besoj do jemi fitimtarë se jemi në ritëm, tani jemi me moral të mirë dhe do e përgatisim ndeshjen me shumë kujdes”.

Objektivat? “Unë për vete si trajner jam me këmbë në tokë sepse e njoh situatën dhe njoh edhe skuadrat para nesh që janë të forta dhe me buxhet të lartë. Por, objektivi ynë është të marrim sa më shumë pikë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!